Aktivistët indianë dhe pakistanezët festuan Bajramin duke u solidarizuar me Kashmirin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktivistët indianë dhe pakistanezët festuan Bajramin duke u solidarizuar me Kashmirin

NULL NULL
12/08/2019

Aktivistët në Indi shënojnë Bajramin në solidaritet me Kashmir

Pothuajse 300 vetë nga Kashmiri dhe aktivistë të tjerë u mblodhën në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, për të shënuar festën e Kurban Bajramit në shenjë solidarizimi me Kashmirin që ka mbetur në izolim që një javë pas vendimit të Indisë për heqjen e autonomisë.

“Unë jam këtu për të shprehur solidaritetin tim me njerëzit e Kashmirit që nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpi dhe nuk janë në gjendje të flasin me prindërit e tyre sepse komunikimi është i bllokuar”, tha aktivisti Shabnam Hashmi për Al Jazeera.

“Ne nuk po e festojmë Bajramin sot”.

Po ashtu edhe pakistanezët lutjet e tyre ia kanë kushtuar banorëve të Kashmirit.

Qeveria pakistaneze ka bërë thirrje që festa e Bajramit të festohet në një “mënyrë të thjeshtë” këtë vit, për të shprehur solidaritet me popullin e Kashmirit që jetojnë në anën indiane të rajonit të ndarë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit Shah Mahmood Qureshi udhëtoi për në Muzaffarabad, kryeqytetin e Kashmir të administruar nga Pakistani, për të kryer lutjet e Bajramit në një xhami atje.

Në qytetin jugor të Karaçit, lutjet u ishin kushtuar banorëve të mbetur në Indi.

“Ne jemi së bashku me vëllezërit tanë të Kashmirit”, tha banori Mohammad Adnan.

“Ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre bashkë. Sot i bëmë lutjet speciale për ta brenda xhamisë”.