Aktivistët e Opozitës gjuajnë Kuvendin me ngjyrë NULL NULL 14.12.2015 14:36 14.12.2015 14:36 Protestuesit që po qëndrojnë para Parlamentit kanë hedhur ngjyrë në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës. Protestuesit që janë aktivistë të partive opozitare po qëndrojnë jashtë në protestë të zhvillimeve që po bëhen brenda Kuvendit. Ndërsa ata që kanë qëndruar gjatë tërë kohë mes Kuvendit dhe Komunës së Prishtinës kanë dalë tek semaforët tek rruga për Grimi dhe prej aty kanë gjuajtur me ngjyrë dhe disa gurë objektin e Kuvendit, por duke mos shkaktuar dëme. Ata kanë marrë edhe disa kontinerë dhe i kanë pozicionuar në rrugë. Protestuesit, që janë afër 100 veta, ende po qëndrojnë aty. Ndërkohë po vazhdon të zhvillohet seanca plenare në sallën e improvizuar. Ndërsa deputetët e Opozitës po qëndrojnë në sallën kryesore, duke e bllokuar atë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier pyetet nga BBC nëse Serbia është pas sulmit: Sulmuesit serbë nuk i siguruan armët vetë 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 21 orë më parë