Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktgjykimi i Kushtetuesës, Kadrijaj: E kemi mirëpritur, janë dhënë disa zgjidhje, sqarime e përgjigje (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 23:42

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrirjaj përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova e ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo është shprehur se e kanë mirëpritur atë aktgjykim, i cili sipas saj ka dhënë disa zgjidhje, sqarime dhe përgjigje, përcjell Klankosova.tv.

“Ne e kemi mirëpritur dhe më vjen mirë që ne përkundër asaj se çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës jemi munduar t’i japim një zgjidhje kësaj bllokade të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, zgjedhja e kryeparlamentares në këtë rast dhe konstituimi i Kuvendit në tërësi, sepse e kemi konsideruar të jashtëligjshëm ndryshimin e formës së votimit”.

“Ndërsa, tash me këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese janë dhënë disa zgjidhje, janë dhënë edhe disa sqarime të cilat në fakt kanë dhënë përgjgje. Fillimisht ne jemi të kënaqur me procedurës që kanë thënë se afati kohor për zgjidhjen dhe konstituimin e Kuvendit është njëmujor”, u shpreh ajo.

Kadrijaj në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë në vazhdim, u shpreh se pritet të shihet dhe sipas saj, janë mësuar që VV-ja të mos i respektojë vendimet e Kushtetueses.

“Mirë që po qartësohet saktë se kush është bllokues i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po qartësohet saktë se përgjegjësia është e partisë më të madhe, në këtë rast e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Të shohim se si do të reagojnë apo si do të përgjigjen këta, sepse ne jemi mësuar që këta të mos i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe interpretimin e bëjnë sipas dëshirave të veta”, u shpreh tutje ajo./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.