Aktgjykimi i Kushtetueses, Gashi: Kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë NULL NULL 26.06.2025 21:22 26.06.2025 21:22 Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit. Gashi tha se Kushtetuesja e konfirmoi se e drejta ekskluzive për ta propozuar kryetarin e kuvendit, nuk është e shkëputur nga përgjegjësia politike për të ndërtuar kompromis dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare. “Kjo do të thotë se përgjegjësia institucionale nuk mund të ushtrohet në mënyrë të njëanshme – ajo kërkon bashkëpunim, respektim të procedurave demokratike dhe ndërtim të konsensusit politik”. “Demokracia parlamentare nuk është thjesht çështje numrash, por çështje pjekurie politike dhe përgjegjësie kushtetuese”, tha Gashi, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se nuk ka ekskluzivitet pa përgjegjësi, nuk ka demokraci pa vullnet për marrëveshje dhe sipas tij, kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.