Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktakuzë për veprat penale ”Detyrim” dhe ”Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”

NULL NULL
21.02.2019 15:00
Danger on the road. Blue flasher on the police car at night.

Departamenti Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve L.K. dhe A.SH., të cilët gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 7 shkurt 2019.

Sipas aktakuzës i pandehuri A.SH., më 7 shkurt 2019, ka shkuar tek ”HIB Petrol”, në komunën e Gjilanit, së bashku me të pandehurin L.K., të cilët ishin në gjendje të dehur, me ç’rast i pandehuri A.SH., fillimisht kërkon një pako cigare, njofton Klan Kosova.

Veç kësaj i njëjti kishte kërkuar edhe një mbushje të telefonit, të cilat nuk i paguan, ku pas kësaj e detyron shitësin, tani të dëmtuarin B.S, që të ulej në tavolinë me të njëjtit, me ç’rast  ka detyruar të dëmtuarin që të vepronte kundër vullnetit të tij.

Me këto veprime, i pandehuri A.SH., ka kryer veprën penale ”Detyrimi” nga neni 340 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pandehuri L.K., ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë që zyrtarët policor H.P. dhe A.R., fillimisht i ka kanosur me fjalë, pastaj i ka penguar, duke i kapur për uniforme, gjatë kohës kur tentonin t’a arrestonin të pandehurin A.SH.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ”Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, njofton Klan kOSOVA

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.