Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktakuzë ndaj Pantiqit, Llunes, Vlajiqit dhe Vakiqit për terrorizëm

NULL NULL
13.12.2023 16:20
kqz veri mitrovice sulm

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër të pandehurve Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, Aleksandar Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq.

Sipas PSRK-së, të pandehurit e sipërpërmendur, “në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në rrugën ‘Kollashinska’, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, të detyrimit të padrejtë të një organi publik në këtë rast KQZ-së, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, për derisa zyrtarët e KQZ-së, së bashku me zyrtarë policorë kanë shkuar për të hapë zyrën, këta të pandehur me persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë kryer  sulm terrorist duke hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba në drejtim të zyrës së lartë përmendur me ç’ rast njëra granatë dhe dy shok bombat kanë shpërthyer ku si rezultat i kësaj janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe është rrezikuar seriozisht jeta e zyrtarëve të KQZ-së, dhe zyrtarëve policorë”.

Me këtë në bashkëkryerje të pandehurit Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, Aleksandar Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.