Aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve komunalë në Istog për kryerjen e 21 veprave penale NULL NULL 07.09.2022 14:35 07.09.2022 14:35 Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të komunës se Istogut, për 21 vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit. Sipas aktakuzës të proceduar sot nga Prokuroria Themelore e Pejës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar mirë, se gjashtë zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në 21 raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, njofton Klan Kosova. Të pandehur sipas aktakuzës janë: 1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban) 5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim) 6) E.B (përgjegjëse për mjedis) Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat ju vihet në barrë. Gjithashtu, prokurori i shtetit që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: “ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”. klankosova.tv