Aksioni policor në Vushtrri: Katër anëtarë të Gërbeshëve përfundojnë në pranga NULL NULL 21.09.2025 18:54 21.09.2025 18:54 Katër persona përfunduan sot në pranga gjatë një aksioni të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Dy lokacione u bastisën nga policia, në fshatin Ropicë dhe tjetra në një autosallon në Vushtrri. Klankosova.tv merr vesh se cak ishin pronat e familjes Gërbeshi, një familje në zë e goxha problematike nga kjo zonë. “Po, krejt të ndaluarit janë nga kjo familje. Janë bastisur pronat e kësaj familje në fshatin Ropicë dhe një autosallon në Vushtrri. Një nga të arrestuarit ka qenë në arrati”, deklaroi ky burim për Klankosova.tv. Derisa nuk bëhet e ditur ende se çka është konfiskuar në këtë operacion policor. Në një komunikatë të përbashkët nga Policia dhe Prokuroria, bëhet e ditur se personat e arrestuar dyshohen për veprat penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Detyrim, Kanosje, Lëndim i rëndë trupor. Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, katër të arrestuar