Aksioni në Leposaviq, policia: Janë konfiskuar tre vetura të komunës NULL NULL 10.10.2023 19:23 10.10.2023 19:23 Një aksion është zhvilluar në një depo afër stacionit të policisë në Leposaviq. Janë gjetur disa vetura, ndërkaq armë nuk është gjetur gjatë këtij operacioni policor. Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani. “Tre vetura janë konfiskuar që janë pronë e komunës, armë nuk janë gjetur gjatë këtij aksioni”, tha Elshani. Lidhur me aksionin policia do të bëjë të ditur me kohë detaje shtesë.