Aksioni i policisë rrugore në Tiranë përfundon me 18 të arrestuar dhe 107 patenta të hequra NULL NULL 31.05.2020 12:44 31.05.2020 12:44 Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të rrugës në tërësi, njofton policia, nisur nga shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe pakujdesia që tregojnë gjatë përdorimit të rrugës. Me qëllim menaxhimin e rrymave të trafikut në Shqipëri, kryesisht në hyrjet kryesore të kryeqytetit, kontrollin e mënyrës së përdorimit të rrugës dhe respektimin e normave të sjelljes, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota, prej disa ditësh, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve dhe shkeljeve që janë evidentuar si rrezik potencial për sigurinë në rrugë. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe: • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi; • Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme; • Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor); • Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat; • Janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025