Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksioni i policisë në Prishtinë

NULL NULL
10.10.2023 20:04
policia
policia

Policia është duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë.

Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Për detaje dhe informacione shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Hoxha.

Në media është raportuar se aksioni ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve.

Raportohet po ashtu se ka edhe të arrestuar.

Klankosova.tv ka pyetur edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.

lajme të ngjashme