Aksionet e Top-Channel, Apeli i jep pronësinë Vjollca Hoxhës NULL NULL 08.07.2017 18:41 08.07.2017 18:41 Pas 1 viti proces gjyqësor pronësia e aksioneve të televizionit Top-Channel i kalon Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj si trashëgimtarë të të ndjerit Dritan Hoxha. Ky vendim është dhënë më 21 qershor në gjykatën e apelit, ndërsa ende nuk është zbardhur i argumentuar. Report Tv ka mësuar nga burime pranë Gjykatës së Apelit se më 21 qershor pas 6 seancash, Apeli ka vendosur të pranojë padinë e trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha duke i njohur atyre pronësinë mbi aksionet e televizionit. Kjo padi me objekt njohje pronar i është pranuar paditëses Vjollca Hoxha dhe fëmijëve të saj Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha, Itan Hoxha kundër të paditurve Albert Sino, Aurel Baci ish-shokët e Dritan Hoxhës dhe ish staf i Top-Channel. Albert Sino dhe Aurel Baçi kanë pasur në pronësi 60 % të aksioneve të Top-Channel ndërsa me këtë vendim të gjykatës së apelit këto aksione kalojnë në favor të familjarëve të Dritan Hoxhës. Ndërsa ky vendim i Apelit i cili është i ekzekutueshëm pritet që të ankimohet në Gjykatën e Lartë me rekurs nga Albert Sino dhe Aurel Baçi, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025