Aksion policor në Saraj të Maqedonisë, konfiskohet sasi e madhe droge NULL NULL 19.02.2020 18:51 19.02.2020 18:51 Në një aksion ndërkombëtar policor që po zhvillohet në këto momente në fshatin Krushopek të Sarajit është zbuluar një magazinë frutash ku është sekuestruar një sasi e madhe droge. Në këtë aksion policor, që është duke vazhduar akoma, po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare Italiane, shkruan Alsat M. Aksionin përmes një postimi në profilin e tij në Facebook e ka konfirmuar edhe vetë Ministri i Brendshëm Naqe Çulev. “Informoj opinionin se Ministria për Punë të Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë disa masa operative dhe aktivitete. Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake po kryhen bastisje në fshatin Krushopek në afërsi të Shkupit për tregti të paligjshme të drogës”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve 5 minuta më parë
Lajme Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë 6 minuta më parë