Aksion për rindërtimin e xhamisë së Mulla Idrizit (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 24.07.2021 20:24 nga Flamur Gajtani 24.07.2021 20:24 Në Dunav të Gjilanit ndodhet xhamia dhe mejtepi i ndërtuar nga Mulla Idriz Gjilani. Objektet qysh nga vitet e 90-ta mbetën pa përkujdesje dhe u shkatërruan ndërsa tash Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka marrë iniciativën për të restauruar këto ndërtesa fetare. Ato janë nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, teksa për renovimin që do të nis javën tjetër po kërkohet të kontribuojnë besimtarët e afaristët si dhe diaspora gjilanase. Nga KBI-ja në Gjilan po synohet që Bajrami i ardhshëm të falët në këtë xhami të rinovuar. Kushdo të kontribuojë: Këshilli i Bashkësisë Islame, Gjilan. Banka Kombëtare Tregtare 1960508426031337 SËIFT CODE: NCBAXXKPR *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë