Aksidentohet ekipi i organizatës për Astronomi të Kosovës, i dëmtohen teleskopët NULL NULL 21.11.2023 18:15 21.11.2023 18:15 Ekipi i organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo”, përfshirë kryetarin Milaim Rushiti si dhe fotografin Euron Ilazi, është aksidentuar mbrëmë në “Rrugën e Kombit”. Për pasojë, të dy ata morën lëndime të lehta, por një numër i konsiderueshëm i pajisjeve optike u dëmtuan. Sipas organizatës, teleskopët që u dëmtuan ishin pjesë thelbësore në përhapjen dhe popullarizimin e shkencës së Astronomisë në Kosovë gjatë viteve të kaluara, raporton Klankosova.tv. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Rruga e Kombit” në Shqipëri. Sipas organizatës, ata u goditën nga pas nga një mjet “që po lëvizte me shpejtësi të jashtëzakonshme”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 17 minuta më parë
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 53 minuta më parë