Aksidenti tragjik në Prizren: Policia ndalon dy persona NULL NULL 17.12.2023 14:41 17.12.2023 14:41 policia Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për aksidentin tragjik që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga policia e Kosovës. “Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar. Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona vdiqën dhe tre të tjerë u lënduan. Dyshohet se deri tek aksidenti erdhi pasi aty ishte duke u zhvilluar një garë automobilistike. Njëri nga shoferët e humbi kontrollin e automjetit të tij duke i goditur disa këmbësorë të cilët po e përcillnin garën.