Aksidenti tragjik në Kroaci: “Ky është ndër aksidentet më të rënda në të cilin kam qenë”, thotë zyrtari policor (VIDEO) NULL NULL 25.07.2021 11:09 25.07.2021 11:09 Të paktën 10 persona kanë vdekur në aksidentin në Kroaci afër qytetit Slavonski Brod ku ishte i përfshirë autobusi me targa të Kosovës, i cili ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Prishtinë. Franjo Galiq, shefi i Policisë Rrugore atje ka folur rreth aksidentit tragjik. “Një autobus me targa të regjistrimit të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt-Prishtinë u aksidentua këtë mëngjes rreth orës 6.20 në autostradën A3 afër Slavonski Brod. Disa njerëz vdiqën ndërsa më shumë se 30 njerëz u transportuan në spital. Ky është një aksident i rëndë automobilistik. Unë mendoj se është një nga më të rëndët që kam qenë” – tha Franjo Galiq, shefi i Policisë Rrugore atje, raporton media lokale kroate Sbonline, transmeton Klankosova.tv. Ndiqeni deklaratën në linkun e mëposhtëm: https://www.index.hr/vijesti/clanak/video-policajac-otkrio-neke-nove-detalje-teske-nesrece/2292854.aspx *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025