Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti në Treboviq të Pejës: I mbijetuari në gjendje jo të mirë shëndetësore (VIDEO)  

NULL NULL
08.07.2025 08:33

Personi i tretë që mbijetoi nga aksidenti i rëndë i ndodhur më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe ai ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit mjekësor.

Nga ky aksident, dy persona kanë humbur jetën.

Njëri prej tyre vdiq në ditën e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër humbi jetën mbrëmë në QKUK, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Aksidenti kishte ndodhur më 2 korrik në mbrëmje, në fshatin Treboviq të Pejës, kur vetura me të cilën po udhëtonin tre persona kishte dalë nga rruga.

Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.