Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë NULL NULL 25.06.2025 09:33 25.06.2025 09:33 Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe ka persona të lënduar lehtë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. “Policia ka menaxhuar situatën në vendin e ngjarjes. Të lënduarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore”,ka deklaruar Bytyçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 14 orë më parë