Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person pas aksidentit me fatalitet në Nabërgjan të Pejës

NULL NULL
10.07.2025 09:37

Një person është arrestuar të mërkurën pasdite në Pejë, pas një aksidenti të rëndë trafiku që rezultoi me një viktimë dhe tre të lënduar. 

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:55 në fshatin Nabërgjan, ku dy vetura u përfshinë në një përplasje të rëndë, transmeton Klankosova.tv. 

Si pasojë, një burrë humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.