Aksidenti mes një kamioni dhe traktorit shkakton kolona të gjata (FOTO) NULL NULL 16.06.2025 08:30 16.06.2025 08:30 Një aksident ka ndodhur sot në rrugën që çon në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një traktor, derisa nuk dihet se a ka të lënduar nga ky rast. Klankosova.tv ka siguruar pamje, ku shihet se ky aksident ka shkaktuar bllokadë totale në dy anët e rrugës duke pamundësuar qarkullimin e veturave.