Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti me vdekje në Qesarat, arrestohet drejtuesi i automjetit

NULL NULL
12.02.2024 13:00
aksident
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë la të vdekur një grua dhe lëndoi dy të tjerë të dielën në vendin e quajtur Qesarat, në rrugën kombëtare Memaliaj-Krahës ku u përplasën tre automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën shtetasja , Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç,  i cili mbeti i lënduar rëndë, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Policia bën me dije se arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.