Aksidenti i shumëfishtë në Tiranë, arrestohet shoferi i autobusit NULL NULL 28.02.2023 10:05 28.02.2023 10:05 Aksidenti i paradites së të hënës në zonën “Shallvareve” në Tiranë, ku një autobus urban i “Unazës” mori përpara disa makina, ka tronditur jo pak opinionin publik. Në aksident u përfshinë 11 makina, ndërsa të lënduar mbetën tetë persona dhe u shkaktuan mjaft dëme materiale. Së fundmi mësohet se shoferi i urbanit, Agron Xhafa është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit, shkruan Top-Channel, përcjell Klankosova.tv. Kujtojmë që pas testeve të alkoolit të kryer nga policia tek të gjithë personat e përfshirë, asnjë nuk rezultoi pozitiv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca: Pa kryeministër nuk bëhet Asociacioni - e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur 2 months
Kosova Shikoni momentin kur FSK nxjerr të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi nënën e dyvjeçares (VIDEO) 2 months