Aksidenti i policëve në veri, dy pritet të lirohen nga QKUK-ja, njëri do operohet NULL NULL 16.12.2024 12:09 16.12.2024 12:09 Dy, nga tre policët e lënduar javën e kaluar në veri të Kosovës pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanin mjekësor që kanë marrë në QKUK. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook. Më tej bëhet e ditur se njëri prej policëve pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale. Ndërkohë, polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme. Ai ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm, kurse Klinika e Ortopedisë, për punën profesionale ka pranuar falënderim nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë e Kosovës, të cilët kanë përcjell edhe falënderimet e familjes së tij. “Ndërsa rasti tjetër që është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pas trajtimit, pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimin shëndetësor do të vazhdojë njëri nga të lënduarit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, i cili aktualisht ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni”, thotë më tej ShSKUK-ja, njofton Klankosova.tv. Tre policët e vetaksidentuar dërgohen në QKUK, Vitia: Do të transferohen në tri klinika Ndryshe, rreth orës 20:00 të së premtes së kaluar në fshatin Grabovc të Zveçanit një autoblindë e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës u vetaksidentua. Si pasojë, tetë policë pësuan lëndime trupore, transmeton Klankosova.tv. Si ndodhi vetaksidenti me autoblindë ku tetë policë mbetën të lënduar? *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025