Aksidenti i autobusit nga Kosova, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta NULL NULL 19.05.2022 10:12 19.05.2022 10:12 Autobusi me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonte në Gjermani, është aksidentuar në Austri në orët e para të së enjtës. Si pasojë, 20 persona raportohet se janë lënduar nga ky aksident. E lidhur me rastin janë prononcuar edhe nga kompania “Armend Tours”. Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo kompani thuhet se pasagjerët kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Autobusi është nisur me datën 18.05.2022, nga Kosova në orët e mëngjesit. Në udhëtim kanë qenë tre shoferë. Aksidenti ka ndodhur në Austri/Salzburg. Pasagjerët janë me lëndime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 37 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë