Aksidentalisht gabon një kod, shkatërron gjithë kompaninë e tij NULL NULL 02.11.2016 09:32 02.11.2016 09:32 Një njeri siç duket ka fshirë totalisht kompaninë e tij, të gjithën vetëm duke gabuar një pjesë të kodit. Ai e dha një fjalëkalim të gabuar tek kompjuteri i tij që heq të gjitha gjurmët se kompania e tij ekziston, njofton Klan Kosova. Marco Marsala aksidentalisht ka fshirë çdo gjë që gjendej në serverët e tij, duke shkatërruar ndoshta tërë kompaninë e tij të cilin ka kohë që e udhëheqte. Sipas Marsala-s, problemi ishte tek kodet ‘’rm’’ dhe ‘’rf’’, njofton Klan Kosova. ‘’Rm’’ urdhëronte kompjuterin të fshinte çdo gjë, ndërsa ‘’r’’ fshinte vetëm një pjesë të caktuar e ‘’f’’ qëndron tek fuqiq, duke sugjeruar kompjuterin të injorojë paraljmërimet e zakonshme kur ndodh një fshirje e fotografive. ‘’Fatkeqësisht, aksidentalisht unë shtypa të dyja kodet së bashku. E një kod i tillë fshiu gjithçka në kompjuter, duke përfshirë këtu faqet e internetit të klientëve, pastroi të gjithë serverët në lidhje me internetin ku ruheshin të gjitha fotografitë e duhura dhe dokumentacioni’’ ka përfunduar Masarla, njofton Klan Kosova. Kjo pjesë e kodit është aq e shkëlqyshme shkatërruese nëse të duhet në raste të caktuara. Kur përdoret në mënyrë të duhur, mund të fshijë pjesë të veçanta, por për shkak të një gabimi ai kod nuk specifikon asgjë dhe largon çdo gjë nga llogaritë tuaja, sikurse në rastin e Masarla-s ku e gjithë kompania e tij u shkatërrua vetëm për shkak të ‘’rm-rf’’.