Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident tragjik në Rally, vdesin dy pilotë

NULL NULL
31.08.2015 15:43

Një incident tragjik ka ndodhur në garën e rallyt, me vetura të shpejta ku pilotët Stefano Campana e Robin Munz, kanë vdekur pasi janë karbonizuar në aksident komunikacioni, gjatë garës së mbajtur në Carlazzo, në provincën e Comos.

Viktimat, të cilët i përkisnin të njëjtit ekuipazh, kanë dalë jashtë rrugës me veturën e tyre, e cila ishte në lëvizje duke garuar. Nga aty, vetura e tyre është përfshirë në flakë dhe ata nuk kanë arritur të dilnin nga ajo, shkruan Zëri.

Nuk ka shërbyer asgjë intervenimi i zjarrfikësve, të cilët vetëm kanë mundur t’i nxjerrin të dy trupat e pajetë nga vetura. Gara, ku u verifikua incidenti që solli vdekjen e dy zviceranëve, ishte “Barelli Ronde”, e organizuar nga VS Corse.

Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me lajme tragjike në sport. Fillimisht vdiq një futbollist, më pas një ragbist dhe së fundmi një tifoz bëri vetëvrasje në stadium në SHBA.

lajme të ngjashme