Aksident trafiku në Strellc të Deçanit, lëndohen katër persona NULL NULL 13.03.2025 17:35 13.03.2025 17:35 Fotografi ilustruese / aksident trafiku Një aksident mes dy automjeteve u regjistrua sot në fshatin Strellc të Deçanit. Si pasojë janë lënduar katër persona, e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, tha tutje Gash.