Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

NULL NULL
19.06.2021 18:25

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, pasditën e kësaj të shtune.

Në aksident janë përfshirë dy automjete si dhe janë lënduar dy persona, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë perfshirë dy automjete”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.