Aksident tek Katedralja në Prishtinë, gjashtë të lënduar NULL NULL 07.10.2021 07:51 07.10.2021 07:51 Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në lëvizje tek Katedralja në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:10 pas mesnatës. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret policia e trafikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025