Aksident në Via Ferrata, nis operacioni i shpëtimit NULL NULL 21.02.2024 16:38 21.02.2024 16:38 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se e ka ndërmarrë një operacion shpëtimi në Via Ferrata të Pejës. “Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë”, thuhet në njoftimin e këtij Shërbimi në Facebook . “Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”. “Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet më tutje në njoftimin e tyre. Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë për detaje më të hollësishme por ende nuk ka arritur të marrë një përgjigje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 14 orë më parë