Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Tiranë, vdes këmbësorja

NULL NULL
23.06.2016 15:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë.

“Më datë 23.06.2016, rreth orës 14:55, në afërsi të një qendre tregtare, shtetasi Z. D., duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” taxi, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e gjeneraliteteve të shtetases dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policies, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme