Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Shqipëri, vetura del nga rruga, lëndohen dy shtetas kinezë

NULL NULL
07.01.2025 20:59

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

lajme të ngjashme