Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në rrugën Prizren–Dragash, kolona deri në pesë kilometra

NULL NULL
25.08.2025 15:45

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në rrugën magjistrale Prizren–Dragash, mes një veture, një furgoni dhe një kamioni.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e dëmtuara nga përplasja.

Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar një kolonë e gjatë e automjeteve, që thuhet të ketë arritur deri në pesë kilometra.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për më shumë detaje lidhur me rastin. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme