Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë të lënduar

NULL NULL
24.03.2026 14:10
Screenshot

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci bëri të ditur se janë përfshirë dy vetura në këtë rast.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme