Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, tre të lënduar NULL NULL 26.06.2025 14:51 26.06.2025 14:51 Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq. Këtë për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, deklaroi Zahiti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë (VIDEO) 1 orë më parë