Aksident në rrugën Dragash Prizren, tre të lënduar NULL NULL 01.10.2025 14:30 01.10.2025 14:30 Foto ilustruese Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin” deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.