Aksident në Prishtinë, shtatë persona të lënduar (FOTO) NULL NULL 28.11.2018 19:57 28.11.2018 19:57 Rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona, lëndime e të cilëve nuk janë serioze. Të njëjtit ishin duke qarkulluar me automjetin i cili ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar, duke u rrokullisur në fund të rrugës, pjesë kjo e cila është e ndaluar për qarkullim për shkak të punimeve që po zhvillohen tek rrethrrotullimi që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.