Aksident në Polac të Skenderajt, katër të lënduar NULL NULL 01.07.2025 14:33 01.07.2025 14:33 Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën. Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë se në përplasjen e rëndë janë përfshirë tri vetura, ndërsa njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një livadh. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.