Aksident në Pejë, s’dihet për të lënduar NULL NULL 23.10.2025 15:56 23.10.2025 15:56 Foto nga Klan Kosova Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e së enjtes në qytetin e Pejës. Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku një makinë shihet e dëmtuar rëndë. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, derisa bëhet e ditur se organet e rendit nuk kanë mbërritur në vendngjarje. Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.