Aksident në Mitrovicë, lëndohet një person NULL NULL 07.06.2024 14:37 07.06.2024 14:37 Foto ilustruse: Aksident. Një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë la të lënduar një person. I njëjti është trajtuar në Spitalin e Mitrovicës e më pas është liruar. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Fixhrije Pllana. “Sot në rrugën ,,Agim Ramadani”” rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe është liruar”, ka thënë Pllana.