Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Mejë të Gjakovës, lëndohen dy persona

NULL NULL
03.02.2026 14:52
Foto ilustruese

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në Mejë të Gjakovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:35.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin dhe hetimet për aksidentin po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të detajeve të rastit”, tha ajo për Klanin.

lajme të ngjashme