Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, tre të lënduar

NULL NULL
29.09.2020 20:25

Një aksident mes një kamionete dhe një automjeti ka ndodhur në magjistalen Prishtinë-Fushë Kosovë rreth orës 18:17 minuta.

Tre persona mbetën të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Arlinda Rexhepi.

“Me datë 29.09.2020 rreth orës 18:17 në rr. Prishtinë – Fushë Kosovë , është raportuar për një aksident trafiku mes një kamionete dhe një automjeti. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona për të cilat kanë pranuar dhe tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore për trajtim të mëtejmë të rastit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.