Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, rrokulliset një furgon NULL NULL 12.02.2026 07:55 12.02.2026 07:55 Një aksident ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Podujevë-Prishtinë,konkretisht në fshatin Tenezhdoll. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se një furgon ka përfunduar gjysmë i rrotulluar në skaj të rrugës. Nga aksidenti, nuk dihet për të lënduar. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, dhe është në pritje të një përgjigjeje.