Aksident në magjistralen Ferizaj – Gjilan, dy persona dërgohen në emergjencë NULL NULL 17.11.2022 09:41 17.11.2022 09:41 Dy persona janë dërguar në emergjencën e Ferizajt pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sojevë. Në aksident ishin të përfshira një automjet në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara. Deri tek aksidenti erdhi pasi që shoferi i veturës e cila ishte duke lëvizur e humbi kontrollin dhe i goditi dy automjetet që ishin të parkuara. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara.Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge, ku i godet dy automjete që ishin të parkuara.Veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta trupore pësojë dy persona të cilët dërgohen për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në vendin e akisdentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente e cila po e heton rastin”, tha Veseli.