Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Lupç të Podujevës, tetë të lënduar

NULL NULL
28.09.2021 17:03

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lupç të komunës së Podujevës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.