Aksident në Lupç të Podujevës, pesë të lënduar NULL NULL 21.08.2025 21:29 21.08.2025 21:29 Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se aksidenti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal. “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo për Klankosova.tv.