Aksident në Kaçanik, katër të lënduar (VIDEO) NULL NULL 05.12.2023 17:38 05.12.2023 17:38 Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bajnicë të Kaçanikut. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Kështu tha për Klankosova.tv Qazim Reka, major i policisë në rajonin e Ferizajt. “Janë kryesisht lëndime të lehta trupore. Tre janë dërguar në QKMF në Kaçanik, derisa njëri është dërguar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Reka. Bashkangjitur i gjeni pamjet e siguruara nga Klan Kosova, të dërguara nga lexuesi Arben Devi.