Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Terstenik të Drenasit, vdes një person NULL NULL 17.04.2025 18:37 17.04.2025 18:37 Ka vdekur qytetari me inicialet A.M të enjten si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklte në fshatin Terstenik të Drenasit. Për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se i lënduar është edhe një person që ishte në motoçikletë, bashkë me të ndjerin. “Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë” . “Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti për Klankosova.tv.