Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, lëndohet një i mitur NULL NULL 27.05.2025 13:06 27.05.2025 13:06 Një i mitur i cili ishte me motoçikletë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti me një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Pejë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qytetin, Driton Rugova. Ai tha se i mituri është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen ” Bill Klinton” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ( i mitur) ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrë Njësia e trafikut Rajonal DRP Pejë”, tha Rugova, njofton Klankosova.tv.